Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sangria me verë rosè

Sangria me verë rosè
May 13
13:04 2016

Sot është dita ndërkombëtare e koktejeve. Të gjithë të apasionuarit pas koktejeve sot le të pinë dhe të festojnë ditën e tyre.

Siç e dini, Sangria është pija e ëmbël alkoolike më e famshme në Spanjë. Në përbërjen e saj ajo ka  verë të kuqe dhe fruta. Sot çdo njeri e personalizon sipas shijes së tij. Variantet janë të ndryshme, siç është edhe varianti im me verë rosè.

Përbërësit:

  • 1 shishe verë rosè
  • 2 shkopinj kanellë
  • disa kokrra karafili
  • një dorë boronica
  • 2 pjeshkë
  • 2 mollë
  • 1 limon
  • disa luleshtrydhe
  • 1 fetë pjepër
  • pak rrush të bardhë
  • gjethe mendre
  • 1 lugë me sheqer kaf
  • Sipas dëshirës mund t’i shtoni një gotë gazosë ose ujë tonik

Përgatitja: Verën e rosè bashkojeni me kanellën, sheqerin dhe karafilin. Përziejini  dhe lëreni nja 30 minuta që vera të aromatizohet. Pastaj hiqni karafilin, shtoni  boronicat, rrushin, mollën, limonin dhe pjeshkën e prerë në feta, luleshtrydhet në mes dhe gjethet e mendrës. Përziejeni dhe  lëreni në frigorifer të ftohet. Nëse e doni më pak alkoolike shtojini edhe gotën e gazosës. Shërbejeni të ftohtë.

Burimi: Adda’s All

IMG_5233-624x1024

Komento
Etiketimet
Shperndaje