Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sanduiç me Salcë pesto dhe Vezë

Sanduiç me Salcë pesto dhe Vezë
December 02
23:09 2018

Një gatim i shpejtë dhe i shijsëhm sidomos për mëngjeset e shpejta. Shumë i shijshëm dhe për fëmijët të cilët do t’i hanin me dëshirë vezët. Koha për gatim është 10 minuta.

Përbërësit:

1 bukë

1 lukë gjelle pesto (salcë)

1 lugë gjelle majonezë

1 vezë

Spec I kuq, në copa

Përgatitja:

1.Duke përdorur një thikë me thëmbëza, ndajeni bukën në gjysëm për së gjati. Kalojeni në toester nëse dëshironi.

2Përzieni peston dhe majonezën së bashku në një tas të vogël dhe lyeni bukën me të.

3.Prijeni vezën në sa feta dëshiron, por pa e thërrmuar dhe vërini sipër njërës gjysëm të bukës.

4.Hidhini sipër specine kuq. Mbylleni me gjysëm tjetër dhe shërbejeni.

Burimi: Revista Shije.

Komento
Shperndaje