Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Salca koktej

Salca koktej
March 30
19:30 2017

Me aromën intensive të konjakut, salsa kotej ose, siç quhet shpesh, salca rozë ose salcë konjaku, është një salcë e shkëlqyer për shoqërimin e frutave të  detit, arragostave, gjinkallave të detit, skampit, karkalecave etj. Delikate dhe me shumë aromë, kjo salcë arrin të nxjerrë edhe më në pah shijen e pjatave që ajo shoqëron. Në treg gjenden variante të ndryshme të kësaj salce, por është fare e thjeshtë për ta përgatitur për mos ta bërë në shtëpi. Baza e saj është majoneza dhe disa përbërës të tjerë, ndër ta edhe  ketchup (ketçap) në recetën origjinale. Unë e zëvendësova me një Coulis me ribes të kuq (rrush i kuq francez pa fara) për t’i dhënë një shije frutash.

Përbërësit:

  • 50 ml pana e freskët
  • gjysmë gote e vogël konjak
  • 200 g majonez
  • 1 lugë salcë worcester
  • 1 lugë mustardë
  • 80 g Coulis ribesi të kuq (rrush francez pa fara), mund ta bëni me mjedër

Përgatitja:

Me një enë vendosni majonezën, shtoni Coulis dhe përziejini ngadalë, shtoni me radhë salcën worcester , konjakun, mustardën gjithmonë duke i përzier.

Rrihni panën sa të formohet në shkumë dhe shtojeni edhe këtë te salca koktej, duke e përzierë ngadalë derisa të gjithë përbërësit të përzihen me njëri-tjetrin. Duhet t’ju rezultojë një salcë e dendur dhe kremoze. Lëreni të mpikset për rreth 2 orë në frigorifer para se ta konsumoni.

P.S: Bëni kujdes me konsumin e kësaj salce sepse ka tepër kalori, konsiderohet si një ndër salcat  me përqindjen më të lartë të  kalorive./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje