Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Salca Andalusa

Salca Andalusa
July 05
18:51 2017

Salca Andalusa është një salcë spanjolle e Andalusias, një shoqëruese e mirë e arrostove, mishrave të bardhë dhe të kuqe por edhe peshkut, sidomos sardeleve.

Përbërësit:

  • 1 spec i kuq i madh
  • 2 domate
  • 2 të verdha veze
  • vaj ulliri
  • lëngu i 1 limoni
  • krip dhe piper
  • 2 pika tabasko nëse dëshironi për një shije akoma më të fortë

Përgatitja:

Vendosni një enë me ujë të ziejë dhe kur të ketë marrë valë hidhni në të domatet. Lërini për pak minuta, pastaj hiquni lëkurën dhe farat e brendshme. Kalojeni në mikser dhe lëreni të pushojë në një kullesë të imët që të humbë ujin e tepërt.

Piqni specin me gjithë lëkurë deri sa të nxihet komplet, lëreni të ftohet dhe hiqjani lëkurën dhe farat. Grijeni në mikser.

Ndërkohë në një enë tjetër, më mirë nëse do të jetë qelqi, shtojmë pak lëng limoni, pak kripë sa kapin dy majat e gishtave, të verdhat e vezëve dhe fillojmë i rrahim me ndihmën e një rrahëse. Shtoni pak nga pak dhe vaj ulliri deri sa të përfitoni një tip majoneze. Sa të jetë formuar ndaloni rrahjen.

Bashkoni të gjithë përbërësit, domatet e grira, majonezën dhe specat e grirë. Rregulloni me kripë dhe piper nëse është nevoja, disa pika tabasko nëse dëshironi dhe frullojini në mikser që të gjithë përbërësit të lidhen mirë me njëri-tjetrin.

Servireni në salcierë./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje