Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Salmon me perime në furrë

Salmon me perime në furrë
August 19
17:35 2016

Përbërësit:

  • 1 fileto salmoni rreth 450 g
  • 1 limon
  • 2 kungulleshka
  • 1 qepë e ëmbël
  • një dorë domate
  • 2 thelpinj hudhra
  • kripë dhe piper i zi
  • një tufë e vogël kopër
  • pak vaj ulliri

Përgatitja:

Pastroni salmonin nga ndonjë halë e mundshme dhe vendoseni në një tavë me letër poshtë. Prisni perimet  dhe vendosini edhe këto te tava. Shtoni kripë, piper të zi, hudhrat e grira dhe pak vaj ulliri. Piqeni në furrën e nxehur më parë në 200° për 20-25 minuta. Shërbejeni me kopër të grirë sipër./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

http://addasall.com/salmon-me-perime-ne-furre/

Shperndaje