Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Salmon furre me asparag dhe domate të vogla

Salmon furre me asparag dhe domate të vogla
July 03
20:22 2017

Përbërësit:

  • 2 fileto salmoni nga 200 g secila
  • 400 g asparag
  • një dorë domate të vogla
  • 1 spec djegës i freskët
  • 1 lugë mustardë
  • 2-3 thelpinj hudhra
  • pak kripë dhe piper të zi
  • 1 lugë lëng limoni
  • 2-3 lugë vaj ulliri
  • pak rigon

Përgatitja:

Salmonin marinojeni me 1 lugë vaj ulliri, mustardë, kripë, piper, lëng limoni dhe 1 thelb hudhër të grirë. Përziheni mirë me duar që të njomet gjithandej dhe lëreni të  pushojë 30 minuta.

Pastroni asparagët nga fundi i trashë dhe vendosini në një tavë furre me letër poshtë, sipër shtoni domatet e ndara më dysh, spërkatini me kripë, piper, rigon, hudhra dhe spec djegës të grirë imët.

Spërkatini me vaj ulliri, vendosni dhe salmonin dhe piqeni në furrën e nxehur më parë në 180°C për 30 minuta ose derisa të shikoni që janë gati.

Shërbejini me majdanoz të grirë sipër./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje