Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Salmon furre i shuar me verë dhe limon

Salmon furre i shuar me verë dhe limon
March 03
12:44 2017

Përbërësit:

  • 2  pjesë salmoni të prera trashë
  • 2 thelpinj hudhra
  • një dorë ullinj
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 2-3 patate të ëmbla, në mungesë patate normale
  • 1 limon
  • 2 domate
  • një dorë kaperi
  • 1 gotë verë e bardhë
  • 1 spec djegës
  • kripë
  • disa kokrra piper jeshil, në mungesë piper i zi
  • gjethe borziloku

Përgatitja:

Pastroni salmonin nga ndonjë halë e mundshme.  Në një tigan të përshtatshëm për furrë hidhni vaj ulliri, hudhrat dhe specin djegës. Vendoseni të nxehet dhe të aromatizohet vaji dhe sapo të jetë gati vendosni salmonin, patatet, kaperin dhe lërini të theken mirë, shtoni piperin jeshil, kripë dhe shuajeni me verë dhe limon. Sapo vera të avullojë shtoni ullinjtë, domatet e prera në feta dhe disa feta limoni, shtoni edhe 1 gotë ujë  dhe vendoseni  në furrën e nxehur më parë në 200° për 20 minuta.

Shtoni borzilokë të grirë imët dhe shërbejeni me copa buke të thekur./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje