Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sallatë spinaqi me arra dhe mozzarella

Sallatë spinaqi me arra dhe mozzarella
June 24
14:05 2016

Një  sallatë plot ngjyra dhe me shije.

Përbërësit:

  • Spinaq me gjethe të vogla
  • arra të qëruara
  • domate qershizë
  • mozzarella (mocarela) të vogla, në mungesë mund ta bëni me mocarela normale dhe e prisni në pjesë të vogla
  • rrepa të vogla
  • uthull balsamike
  • vaj ulliri ekstra i virgjër
  • pak kripë dhe rigon

Përgatitja:

Lani spinaqin dhe thajeni me një beze kuzhine. Lani dhe prisni domatet në gjysmë, thelpinjtë e arrave i thyeni me dorë në pjesë të vogla. Prisni rrepat në feta të holla. Rendisni në një sallatierë spinaqin, domatet, mocarelën, arrat, rrepat dhe marinojini me pak kripë, rigon, vaj ulliri dhe uthull balsamike. Ideale do ishte nëse do përdornit rigonin e freskët.

Shërbejeni menjëherë.

Burimi: Adda’s all

http://addasall.com/sallate-spinaqi-me-arra-dhe-mozzarella-mocarela/

Komento
Etiketimet
Shperndaje