Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sallatë orizi

Sallatë orizi
January 09
19:11 2017

Përbërësit:

  • Turshi mikse (tranguj, argjinare, speca, kaperi, ullinj, kërpudha)
  • vaj ulliri
  • peshk ton në kuti
  • djathë kaçkavall dele, “Parmiggiano” ose “Pecorino”
  • oriz
  • majdanoz i grirë
  • kripë dhe piper

Përgatitja:

Vendosim orizin të ziejë në ujë të ftohtë aq sa është koha e shkruar te kutia. Pasi të jetë zier aldent ndalojmë zierjen duke e kulluar dhe duke e kaluar direkt në ujë të ftohtë. E lëmë të kullojë mirë, ndërkohë presim të gjitha turshitë në kubikë të vegjël, presim edhe djathin në kubikë. Hapim kutin e peshkut ton, e kullojmë nga lëngu dhe vaji. E thërrmojmë me ndihmën e një piruni. Në  një enë pak të bollshme hedhim të gjitha perimet turshi, shtojmë orizin, pak vaj ulliri, kubikët e djathit, pak kripë, piper, majdanoz dhe peshkun ton. I përziejmë me kujdes mos të na shpërbëhen dhe e vendosim në frigorifer për 30 minuta.

Sallata e orizit shërbehet e ftohtë./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Shperndaje