Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sallatë me thjerrëza, patëllxhanë dhe borzilok

Sallatë me thjerrëza, patëllxhanë dhe borzilok
July 16
18:02 2017

Një sallatë e thjeshtë freskuese për ditët e nxehta, ideale për t’u marrë në punë. Për ju që doni të humbni peshë është perfekte pasi të ngop e s’ka shumë kalori. Është e pasur plot me vlera ushqimore.

Përbërësit:

  • 1 gotë thjerrëza të lëna më parë në ujë të ftohtë për 1 orë
  • 2 patëllxhanë
  • 2 thelpinj hudhra
  • disa gjethe majdanoz
  • pak vaj ulliri për skuqje
  • pak kripë
  • pak piper të zi
  • 1 spec djegës të freskët

Për marinimin

  • 2 lugë kos
  • 1 lugë mustardë
  • 1 lugë lëng limoni
  • 2 lugë vaj ulliri
  • pakëz kripë

Përgatitja:

Vendosni thjerrëzat të ziejnë në ujë me kripë për 15 minuta. Kullojini, prisni patëllxhanët në feta të holla dhe skuqini me pak vaj.

Thithjani vajin e tepërt me letër kuzhine, shtojini kripë, piper dhe spërkatini me hudhra të grira imët.

Vendosini thjerrëzat në një pjatë servirje, vendosini sipër edhe patëllxhanët e skuqur, shtoni specin djegës të prerë hollë, gjethet e borzilokut, kripë e piper.

Bëni një marinaturë duke përzierë kosin me mustardën, kripë, lëngun e limonit dhe vajin. Shtojeni sipër thjerrëzave, përziejini dhe shërbejini./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

 

Komento
Shperndaje