Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sallatë me radhiqe të egra

Sallatë me radhiqe të egra
May 19
22:44 2016

Radhiqet e gjalla janë në kohën e tyre dhe sa më shumë t’i konsumoni, aq më të mira janë. Për t’u hequr shijen e tyre të hidhur bëni një kombinim të tillë:

Përbërësit:
• një dorë radhiqe
• një dorë luleshtrydhe
• 1 domate
• disa feta buke
• pak gorgonzola
• vaj ulliri
• uthull balsamike
• kripë dhe piper i zi
• 1 qepë e njomë
• gjethe borziloku

Përgatitja:
Radhiqet lajini, thajini me beze kuzhine dhe pritini në copa të mëdha. Shtoni kripë, piper, fetat e luleshtrydheve, domaten e prerë, qepët e prera, shtoni pak vaj ulliri dhe uthull, gjethe borziloku. Përziejini të gjitha së bashku.
Ndërkohë prisni bukën në kubikë të vegjël dhe thekini në një tigan të lyer me pak vaj. Kur të jenë gati shtoni sipër sallatës së bashku me djathin gorgonzola.
Shërbejeni.

Burimi: Adda’s All

Komento
Etiketimet
Shperndaje