Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sallatë me qiqra, kungulleshka dhe domate

Sallatë me qiqra, kungulleshka dhe domate
July 28
19:27 2017

Një sallatë plot fibra e proteina e nëse do e konsumoni pas stërvitjes do jetë një ushqim i mirë edhe për muskujt tuaj.

Përbërësit:

  • 2 kungulleshka
  • një dorë domate të vogla
  • 1 trangull
  • 1 kuti me qiqra të ziera të gatshme (mund t’i zieni edhe vetë)
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 1 lugë të vogël paprika
  • disa gjethe borziloku (në mungesë trumzë ose maxhorana)
  • pak tumerik
  • 1 spec djegës i freskët
  • pak piper i zi

Për marinaturën:

  • 1 lugë mustardë
  • 2 lugë lëng limoni
  • 2 lugë kos
  • sipas dëshirës dhe një gjysmë thelbi hudhër të shtypur ose të grirë imët.

Përgatitja:

Fillimisht përgatisni qiqrat duke ua tharë mirë ujin dhe pastaj kalojini në tigan me vaj, kripë, paprika, tumerikë dhe pak piper të zi. Lërini të gatuhen derisa të theken mirë.

Hiqini dhe ruajini mënjanë. Pritni kungullin në feta dhe piqeni në skarë. Vendoseni në  sallatierë ose pjatë servirje,  shtoni dhe domatet e prera më dysh dhe qiqrat e ftohura tashmë.

Shtoni kripën dhe specin djegës të prerë imët. Bëni një marinaturë duke përzierë kosin me mustardën dhe lëngun e limonit derisa të formohet një salcë e hollë.

Këtë salcë shtojeni sipër sallatës, përziheni dhe shërbejeni me gjethe borziloku sipër./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje