Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sallatë me pulë dhe dardhë

Sallatë me pulë dhe dardhë
January 04
13:05 2017

Përbërësit:

2 dardha
3-4 kokrra arre
sallatë jeshile
200 g gjoks pule
kripë dhe piper i bardhë
uthull balsamike
vaj ulliri
Përgatitja:
Presim gjoksin e pulës në copa të vogla dhe i vendosim në grillën e nxehtë për t’u pjekur. Në një pjatë servirje vendosim një shtresë me sallatë “iceberg”. Presim dardhat në feta dhe i vendosim edhe ato në pjatë, duke krijuar një rreth dhe mesin duke e lënë bosh. Qërojmë arrat dhe i grijmë trashë. Heqim nga zjarri pulën që tashmë duhet të jetë gati dhe i hedhim kripë. I vendosim copat e pulës në mes të pjatës, duke i shtuar edhe pak piper të bardhë. Vendosim sipër edhe arrat. Në fund shtojmë vajin e ullirit dhe uthullën balsamike. /Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje