Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sallatë me lulelakër

Sallatë me lulelakër
February 13
20:15 2017

Përbërësit:

  • 1 lulelakër e vogël e njomë
  • 2-3 lugë vaj ulliri
  • lëngu i 1 limoni
  • një tufë e vogël majdanoz ose koper
  • kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Pastrojeni lulelakrën nga gjethet dhe priteni hollë me mandolinë ose me një thikë të mprehur mirë.

Vendoseni në një sallatierë dhe marinojeni me kripë, piper, vaj ulliri, lëng limoni dhe majdanoz ose kopër të grirë imët.

Kjo sallatë është një shoqëruese e mirë e një fileto mishi ose peshku të zier ose skare./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Shperndaje