Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sallatë me lule kungulli të mbushura me gjizë dhe erëza

Sallatë me lule kungulli të mbushura me gjizë dhe erëza
July 02
16:59 2018

Përbërsit:

rreth 20 cop Lule Kungulli

300 gr. Gjizë pa kripë

një tuf Erëza të njoma

Pak Vaj ulliri

2-3 thelpinjë Hudhra

Pak Kripë

Pak Piper të zi

Dy duar plot me Rukola

Disa thelpinjë Arra

Dy duar plot me Sallatë jeshile

2-3 Feta buke

Pak Uthull balsamike

 

Përgatitja:

Pastroni lulet e kungullit nga pistili i brendëshme dhe fshijini me një leck të njomë ose lajini dhe lërini të kullojnë mirë.

Përgatini gjizën me erëza duke i shtuar në të hudhrat e shtypura dhe erëzat e grira imët, kripë dhe piper, 2 lugë vaj ulliri.  Përzijeni mirë.  Më këtë mas mbushni lulet e kungullit dhe përdridhjani mirë majën që gjatë pjekjes mbushja mos të dali jasht. Vendosini në një tavë me letër furre posht dhe spërkatini sipër me akoma pak kripë, piper dhe vaj ullir. Vendosini të piqen në furrën e nxehur më parë në 200°C për 15-20 minuta. Kur të jene gati hiqni dhe lërini mënjanë të ftohen  paksa.

Ndërkohë prisni fetat e bukës në kubikë të vegjël dhe thekërisini në skarë ose tigan me fund që nuk ngjitë derisa të bëhen kërce.

Është momenti të kompozoni sallatën duke shtruar në sallatier ose pjatancë rukolën, sallatën jeshile, copat e bukës së thekur, arrat dhe domatet qershizë të prera në mes. Marinojeni me kripë, vaj ulliri dhe sipër shtoni uthull balsamike.

Shërbejeni./Blitz.al/

Adda’s All

Komento
Shperndaje