Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sallatë me kungulleshka të njoma dhe fara

Sallatë me kungulleshka të njoma dhe fara
June 03
20:16 2016

Për këtë sallatë ju duhen kungulleshkat e vogla, të njoma pasi e kanë shijen akoma të ëmbël  dhe nuk ju bezdis t’i hani pagatuara. Shtimi i farave mikse i jep sallatës akoma më shumë shije dhe vlera ushqyese.

Përbërësit:

  • 4-5 kungulleshka
  • 1 lugë mjaltë fërdeteje ose lulesh fusheje
  • gjysmë luge mustardë franceze
  • 2 lugë fara mikse (luledielli, kungulli, susami, liri etj.)
  • kripë dhe piper i zi
  • 1 lugë vaj ulliri eksta i virgjër
  • 2 lugë lëng limoni
  • disa gjethe borzilok

Përgatitja:

Lani kungulleshkat dhe pritini hollë me mandolinën  ose me qëruesen e patates. Thekni paksa në tigan miksin e farave.

Veçmas përzieni mjaltin, vajin, mustardën, kripë dhe piperin e zi, shtoni edhe lëngun e limonit dhe përziejini fort që të krijoni një krem të hollë.

Vendosni kungulleshkat në një pjatë servirje, shtoni miksin e farave, gjethet e borzilokut dhe marinaturën me mustardë dhe mjaltë.

Shërbejeni.

Etiketimet
Shperndaje