Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sallatë me kuinoa, karkaleca dhe rrush të thatë

Sallatë me kuinoa, karkaleca dhe rrush të thatë
April 30
17:17 2017

Përbërësit:

  • 200-300 g karkaleca të freskët
  • 2 thelpinj hudhra
  • 1 dorë me stika pishe
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 tufë mendër
  • 1 grusht me ullinj
  • 1 grusht me rrush të thatë
  • 1 maj luge të vogël pimento “piper spanjoll”, në mungesë paprika
  • kripë
  • pak vaj ulliri

 

Përgatitja:

Vendosni rrushin në ujë të ftohtë të zbutet. Kur të jetë gati shtrydheni dhe thajeni me letër kuzhine.

Shpëlajeni mirë e mirë kuinoan sa mos të bëjë më shkumë dhe lëreni të kullojë mirë.

Në tenxhere  vendosni 2 lugë vaj të aromatizohet me paprikan dhe shtoni kuinoan në të. Thekini bashkë sa të marrin pak erë të mirë dhe shtoni 2 gota ujë, pak kripë dhe lëreni të ziejë me kapak derisa të shterojë uji e të bëhet si pilaf. Lëreni të ftohet plotësisht.

Qëroni karkalecat nga koka, gëzhualli dhe fija e zezë. Vendosini të skuqen me pak vaj ulliri dhe një hudhër të shtypur. Sa të kaurdisen mirë kriposini dhe ruajini mënjanë.

Në një tigan ose në furrë thekni pak stikat e pishës ose bajamet.

Tani 2-3 lugë vaj  ulliri vendosini në një enë dhe aromatizojini me lëkurën e grirë imët të limonit, vetëm pjesën e  verdhë dhe një hudhër të shtypur me dorë. Sapo të fillojë të aromatizohet hiqni hudhrën, hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.

Tani bashkoni te kuinoa karkalecat, vajin e aromatizuar, majdanoz dhe mendër të grirë imët, rrushin e thatë, stikat e pishës, pak lëng limoni, ullinjtë, pak kripë dhe përziejini  mirë. Provojeni nëse ka nevojë për ndopak piper të zi ose akoma kripë. Mbulojeni me një qese kuzhine dhe lëreni të ftohet në frigorifer për 30 minuta ose më shumë që të lidhen aromat me njëra-tjetrën./Blitz.al/

Shperndaje