Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sallatë me kuinoa, avokado e rukola

Sallatë me kuinoa, avokado e rukola
August 10
18:48 2017

Kjo është një pjatë e lehtë me pak kalori, por shumë e shëndetshme, e cila përmban të gjithë grupin e ushqimeve: proteina, karbohidrate, fibra dhe minerale.

Përbërësit:

2 filxhanë kafeje kuinoa

2 vezë

1 avokado

1 kuti ton  natyral

1 dorë rukola

2 lugë vaj ulliri

pakëz kripë

2 lugë lëng limoni

pak piper të zi

Vendosni kuinoan të ziejë në ujë me kripë për 15 minuta, më pas kullojeni mirë.

Prisni avokadon në feta dhe kriposeni. Zieni vezët.

Kulloni tonin nga lëngu i konservimit.

Përzieni vajin me kripën, lëngun e limonit dhe pakëz piper.  Kompozoni sallatën duke vendosur kuinoan, rukolan, avokadon dhe marinojeni me përzierjen me vaj dhe lëng limoni. Përziejeni.

Sipër vendosni tonin e shkërmoqur dhe vezët e prera./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

 

Shperndaje