Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sallatë me dardhë në krostë brumi sfogliatë

Sallatë me dardhë në krostë brumi sfogliatë
July 01
13:47 2016

Kjo sallatë është shumë skenike dhe për të gjithë ata që pëlqejnë shijen e kripur të përzierë me të ëmblën që  kohët e fundit është bërë edhe e modës. Përzierja e frutave te pjatat  kryesore apo sallatat përbëjnë shijet e rafinuara dhe natyrisht është një risi në gatimet e sotme.

Përbërësit:

  • 1 dardhë
  • 1 petë brumi sfogliatë
  • sallatë jeshile ose mikse
  • djathë dhie
  • disa kokrra arra
  • borzilok
  • vaj ulliri
  • kripë
  • aceto balsamiko

Përgatitja:

Fillimisht përgatisni dardhën në krostë. Qëroni dardhën dhe lyejeni me lëng limoni. Brumin sfogliatë priteni në shirita me gjerësi 2-3 cm. Me shiritat e prerë rrethoni dardhën nga bishti te maja sipas formës së saj. Ngjishni dy ekstremet me duar në mënyrë të tillë që ajo mos hapet gjatë pjekjes. Vendoseni të piqet në furrën e nxehur më parë në 180° për 30 minuta. Ndërkohë përgatisni marinaturën duke grirë në një mikser borzilokun me vajin e ullirit dhe pak kripë. Qëroni arrat dhe me dorë i thyeni në thelpinj të mëdhenj. Prisni djathin e dhisë në feta. Kompozoni pjatën duke shtruar sallatën, arrat dhe djathin e dhisë. Marinojeni me vajin e aromatizuar me borzilok dhe aceto balsamiko. Në fund vendosni dhe dardhën e pjekur.

Burimi: Adda’s All

http://addasall.com/sallate-me-dardhe-ne-kroste-brumi-sfogliate/

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje