Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sallatë me asparag dhe luleshtrydhe

Sallatë me asparag dhe luleshtrydhe
May 11
20:11 2016

Një sallatë e freskët me këtë perime stinore kaq të pasur me vlera ushqyese. Nëse nuk jeni me dietë, sallatës mund t’i shtoni edhe fletëza djathi parmixhiano për ta pasuruar në shije.

Përbërësit:

  • asparag
  • luleshtrydhe
  • kripë himajale ose normale dhe piper i zi
  • limon
  • pak vaj ulliri
  • gjethe borziloku
  • uthull balsamike

Përgatitja:

Pastroni asparagët nga pjesa e fundit e fortë dhe e drunjtë. Pritini më pas hollë. Vendosini në një enë dhe marinojini me lëng limoni, pak vaj ulliri, kripë  dhe piper të zi. Lërini në frigorifer për 30 minuta ose më shumë.

Në momentin që do t’i shërbeni shtoni luleshtrydhet e prera, borzilokun dhe pak uthull balsamike.

Etiketimet
Shperndaje