Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Salca “Gribiche”

Salca “Gribiche”
August 15
18:55 2017

Salca “Gribiche” (gribishe) është ndër salcat më të njohura në kuzhinën franceze dhe është tejet e shijshme. Me të mund të shoqëroni filetot e mishit dhe të peshkut të ziera (por nuk jua këshilloj shumë pasi proteinat arrijnë stratosferën), perimet e gjalla për t’u dhënë shije më shumë (këtë jua keshilloj) ose thjeshte për të lyer bukën e thekur.

Nuk është gjë tjetër veçse salcë majoneze, por në vend të vezëve të gjalla bëhet me vezë të ziera dhe shtimi i aromave të freskëta i jep një shije të veçantë.

 

Përbërësit:

4 vezë të ziera fort

1 lugë mustardë franceze

1 lugë kaperi

1 lugë lëng limoni ose uthull molle

2-3 tranguj të vegjël turshi

erëza të freskëta (koper, majdanoz, drangoçel, bar qepe)

rreth 50-60 ml vaj ulliri ekstra i virgjër

kripë dhe piper të zi

 

Përgatitja

Hiqni të verdhën nga vezët dhe thërrmojeni në një enë me telin e kuzhinës, shtoni mustardën, kripë, piper, lëngun e  limonit derisa të thërrmohet.  Shtoni në vijim vajin, si te majoneza, gjithmonë duke e rrahur.

Grini imët përbërësit e tjerë dhe bashkojini me salcën duke i përzierë me delikatesë. Në fund shtoni edhe copëzat e të bardhës  së vezës të prerë në kubikë dhe shërbejeni.

 

Ju bëftë mirë! /Blitz.al/

Salca franceze “Gribiche”

Komento
Shperndaje