Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Salca franceze “Gribiche”

Salca franceze “Gribiche”
February 12
19:55 2017

Përbërësit:

  • 4 vezë të ziera fort
  • 1 lugë mustardë franceze
  • 1 lugë kaperi
  • 1 lugë lëng limoni ose uthull molle
  • 2-3 tranguj të vegjël turshi
  • erëza të freskëta (koper, majdanoz, drangoçel, bar qepe)
  • rreth 50-60 ml vaj ulliri ekstra të virgjër
  • kripë dhe piper të zi

Përgatitja:

Hiqni të verdhën nga vezët dhe thërrmojeni në një enë me telin e kuzhinës, shtoni mustardën, kripë, piper, lëngun e  limonit derisa të thërrmohet.  Shtoni në vijim vajin si te majoneza, gjithmonë duke e rrahur  derisa të bëhet si salcë.

Grini imët përbërësit e tjerë dhe bashkojini me salcën duke i përzierë me delikatesë. Në fund shtoni edhe copëzat e të bardhës  së vezës të prerë në kubikë dhe shërbejeni./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Shperndaje