Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Salade au chèvre chaude (sallatë franceze)

Salade au chèvre chaude (sallatë franceze)
November 02
20:26 2016

E lashë me emrin e saj origjinal sepse kështu njihet në të gjithë botën kjo sallatë franceze. Tepër e thjeshtë për t’u përgatitur dhe produkti kryesor është djathi i dhisë, i cili shërbehet i nxehtë në sallatë. Në rajone të ndryshme të Francës shërbehet me produkte të ndryshme dhe salca që e marinon sallatën ndryshon nga vendi në vend.

Përbërësit:

  • disa feta Baguet (bukë e gjatë franceze, por mund ta zëvendësoni me panine)
  • djathë i bardhë dhie
  • sallatë jeshile e llojit që dëshironi ose dhe sallatë mikse
  • disa domate qershizë
  • ullinj të zinj
  • 1 lugë mustardë Dijoni (edhe mustarda e thjeshtë bën punë)
  • kripë dhe piper i zi
  • vaj ulliri sa nevojitet
  • 3 lugë uthull molle ose verë të bardhë

Përgatitja:

Lani sallatën dhe thajeni me ndihmën e një bezeje. Prisni bukën ose paninen në feta mesatare. Prisni djathin në feta dhe vendoseni sipër bukës. Bukën vendoseni në furrën e nxehur më parë të theket për 3-5 minuta.

Përgatisni marinaturën duke bashkuar mustardën, vajin e ullirit, pak kripë, piper të zi dhe uthullën, përziejeni mirë derisa të krijoni një tip emulsioni dhe të gjithë përbërësit të kthehen në salcë.

Kompozoni sallatën duke i shtuar domatet e prera në mes, ullinjtë e zinj, marinojeni me salcën e përftuar dhe vendosni sipër bukën me djathin e dhisë.

Shërbejeni menjëherë./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje