Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rosto viçi

Rosto viçi
January 27
16:16 2017

Përbërësit:
• mish viçi për rosto, rreth 1 kg e gjysmë
• 1 degë selino
• 2 karota
• 1 qepë
• 1 gotë verë të kuqe
• 750 ml lëng vegjetal të nxehtë
• kripë dhe piper i zi
• disa degë rozmarinë
• disa gjethe sherbele
• 2 lugë miell
• 2 thelpinj hudhër
• pak rigon
• pak vaj ulliri
Përgatitja:

Mund të bëhet me mish të lidhur me spango nëse nuk e keni prerë uniform ose mund ta blini të lidhur direkt te kasapi. Por nëse është e një forme të rregullt mund të mos e lidhni pasi nuk ju prishet.

Kriposni mishin dhe lyejeni me miell. Nëse e keni lidhur mishin fusni në mes të tij disa degë rozmarine. Do na ndihmojnë t’i heqim me kollaj pasi të jetë pjekur.

Grini qepën, selinon dhe karotat. Vendosini në një enë që është e përshtatshme edhe për furrë me pak vaj ulliri. Vendosni në të roston dhe skuqeni nga të gjitha anët. Shtoni edhe thelpinjtë e hudhrës, sherbelën, rigonin dhe pak piper të zi. Shuajeni me verë të kuqe dhe kur vera të avullojë shtoni një garuzhde me lëng vegjetal të nxehtë. Vendoseni në furrën e nxehur më parë në 170° për rreth 1 orë e gjysmë. Gjatë kësaj kohë duhet ta njomni herë pas here me lëngun vegjetal ose yndyrën që ka krijuar vetë. Nëse ju theket shumë mbulojeni me letër alumini. Unë e kam qejf më krokante sipërfaqen dhe nuk e mbulova.

Për ta kuptuar që është gati apo jo mund ta shponi me pirun, nëse del shumë lëng dhe mishi është i butë kur e prisni atëherë nuk është akoma gati. Njomeni përsëri me lëng që mos të thahet dhe lëreni disa minuta të tjera në furrë.

Pastrojeni nga degët e rozmarinës dhe hiqeni nga tava, mbulojeni me letër alumini.
Ndërkohë pastroni lëngun e rostos nga ndonjë degë rozmarine dhe ndonjë fletë sherbele nëse janë djegur. Nëse keni mundësi hiqni edhe yndyrën që është krijuar në sipërfaqe. Kalojeni gjithë masën ku poqët roston në mikserin (blenderin) me zhytje duke përfituar një salcë homogjene.

Priteni në feta roston dhe shërbejeni të ngrohtë me salcën duke vendosur edhe pjesën tjetër të salcës veçmas në një enë./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Shperndaje