Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rosto viçi me salcë jeshile

Rosto viçi me salcë jeshile
September 07
18:20 2016

Përbërësit:

mish viçi tip rosto rreth 800 g

disa kokrra karafili

1 gotë uthull e bardhë

1 gotë verë e bardhë

1 qepë

2 karota

2 rrënjë selino

disa gjethe dafine

50 ml vaj ulliri

2 thelpinj hudhër

disa degë rozmarine

pak kripë dhe piper i zi

Për salcën

1 tufë me majdanoz
1 thelpi hudhër
1 sardele nën vaj
1 dorë kaperi
pak uthull vere të bardhë
4-5 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër
kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Vendosni mishin në një enë të thellë, shtoni qepën, karotat, thelpinjtë e hudhrës, selinon, gjethet e dafinës, rozmarinën, karafilat, nja dy lugë vaj ulliri, verën e  bardhë, uthullën  dhe mbulojeni me ujë ose me lëng mishi. Lëreni të gatuhet rreth  1 orë e gjysmë, pastaj lëreni të ftohet në lëngun e tij. Hiqeni dhe mbulojeni me një beze kuzhine dhe ruajeni mënjanë. Përgatisni salcën për ta shërbyer.

Grini në mikser fletët e majdanozit me hudhrën, kaperin dhe sardelen. Pastaj rregullojeni me kripë, piper  të zi të bluar në çast, vaj ulliri dhe një lugë uthull. Provojeni nëse ka nevojë për akoma kripë ose piper.

Prisni roston në feta shumë të holla dhe renditini bukur në pjatë. Sipër shtoni salcën që përgatitët dhe shërbejeni të ftohtë./Blitz.al/

Shperndaje