Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rosto lulelakre

Rosto lulelakre
January 06
20:10 2017

Përbërësit:

  • 1 lulelakër mesatare
  • 2-3 lugë vaj ulliri
  • 1 lugë e vogël paprika (të ëmbël ose të tymosur si të dëshironi)
  • 1 thelb hudhër
  • pak kripë dhe piper të zi
  • 1 lugë djathë parmixhano grirë
  • disa degë rozmarine

Përgatitja:

Lulelakrës hiqjani gjethet dhe vendoseni të ziejë në një enë me ujë të bollshëm me pak  kripë dhe 2 lugë uthull. Lëreni nja 15 minuta të ziejë, hiqeni dhe lëreni të kullojë uji i tepërt.

Përzieni bashkë vajin me një hudhër të grirë imët, paprikan, pak piper të zi dhe pak kripë. Lyeni me këtë përbërje komplet lulelakrën me ndihmën e një peneli kuzhine. Spërkateni më pas me djathin e grirë. Vendoseni në një tavë me letër furre poshtë dhe shtoni disa degë rozmarine.  Piqeni në furrën e nxehur më parë në 180° derisa kur shikoni që lulelakra është e thekur mirë dhe ka marrë një ngjyrë të bukur.

Shërbejeni të nxehtë./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Shperndaje