Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rosë me mustard dhe aromë portokalli

Rosë me mustard dhe aromë portokalli
December 26
19:31 2016

Përbërsit:

  • 1 rosë rreth 1 kg e gjysëm
  • 2 lugë gjalpe
  • 2 lugë mustardë
  • 2 lugë lëkura  të grira portokalli
  • 1 gotë verë të bardhë
  • 2 lugë të vogla kripë
  • lëngu i 1 potokalli
  • 1 lugë vaj ulliri
  • Pak gjethe trumëze
  • Pak piper të zi

Për Garniturën shoqëruese

  • 300 gr. patate
  • Një grushtë ullinjë
  • 6  karrota
  • 1 portokall
  • 1 kokë hudhre
  • disa deg rozmarine
  • 2 lugë vaj ullir
  • 1 lugë të vogël kripë
  • Pak piper të zi

Përgatitja:

Nëse dëshironi një natë më parë se ta përgatisni mund ti jepni një valë me ujë me kripë rosës për nja 25-30 minuta . Pa ja prishur formën e bukur të saj

Ose mund dhe ta bëni direkt. Në të dyja rastet përzjeni  gjalpin me lëkurat e portokallit, vajin, kripë, mustardën, gjethe trumze, pak piper të zi dhe me këtë përbërje lyeni mirë rosën nga të gjitha anët. Kriposeni mirë dhe brënda. Vendoseni në frigoriferë të pushojë gjithë natën.

Në momentin e pjekjes bëjini disa të çara mbi gjoks dhe futeni të piqet në furrën e nxehur më parë në 200°C derisa ti fillojë ti thekëriset lëkura.

Pastaj uljani gradacioni  furrës në 160°C dhe lëreni të piqet nja dy orë të mira, për ju që nuk e keni zjerë më parë dhe nja 3 orë të mira.

Ndërkohë përzieni lëngun e portokallit me verën dhe me këtë përbërje njomeni  rosën herë pas here që mos ju thahet mishi. Avujt e lëngut e gatuajnë dhe e mbajnë të butë në brëndësi.

Kthemi te garnitura, qëroni patate me karrotat dhe jepini një val të shpejtë në ujë me kripë për 15 minuta.

Shtrojini në një tavë me letër furre poshtë, kriposi piperoseni shtoni ullinjtë, jepini një të përzierë me duar që produktet të lyhen mirë me vajin, vendosni dhe portokallin e ndar në gjysëm dhe hudhrën e ndar në gjysëm gjithashtu.

Futini të piqen një kat me lart se rosa afër fundit të pjekjes së saj. Rreth 40 minutat e fundit.

Nuk jua këshillojë pjekjen e garniturës në të njëtën tavë me rosën pasi yndyra e tepërt e saj do ju prishi shijen.

Kur patatet të jenë pjekur lartë ndrojeni  vëndin me taven e rosës duke ulur patatet poshtë dhe rosën vendoseni  gjithashtu sipër. Rregullohuni pak vet sipas nevojave tuaja.

Shërbejeni rosën me kontornon dhe dekorojeni  me gjethe  rozmarine./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje