Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Role pule me speca

Role pule me speca
May 16
19:20 2016

Italianët  e përdorin shumë këtë kombinim. Shtimi i një salce  me speca të pjekur i jep pjatës një shije të veçantë.

Përbërësit:

  • 4 fileto pule
  • 2-3 speca të kuq
  • kripë dhe piper i zi
  • pak vaj ulliri
  • trumëz
  • kaperi

Për salcën:

  • 2 speca të kuq
  • gjysmë mozzarella (mocarela)
  • 2 lugë vaj ulliri
  • kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht përgatisni salcën e specit duke pjekur specat në sobë. Kur të jenë gati  hiqjani lëkurën dhe qërojini nga farat e brendshme. Ndajini në copa dhe vendosini në një mikser së bashku me mocarelën, kripë, pak vaj ulliri dhe piper të zi. Bluajeni derisa të bëhen krem. Ruajeni mënjanë.

Pritni në rripa të hollë specat dhe kaurdisini me pak vaj ulliri. Kriposini.  Kur të jenë gati, hiqini dhe ruajini mënjanë. Ndërkohë rrihni mirë filetot e pulës. Hidhuni kripë, shtoni piper zi, trumëz dhe mbushini me pak speca të kaurdisur. Mbështilleni në formën e një roleje dhe mbyllini me një kunj dhëmbësh që mos të hapen gjatë gatimit. Veproni  kështu edhe për pjesën tjetër.

Nxehni një tigan me fund që nuk ngjit me pak fare vaj ulliri dhe vendosni në te roletë e pulës, mbylleni me kapak dhe lërini të gatuhen në zjarr të ulët duke i kthyer herë pas here. Kur të jenë gati, pritini në feta dhe shërbejini me salcën e specit të zbukuruar me kaperi.

Burimi: Adda’s All

Komento
Etiketimet
Shperndaje