Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Role pule me speca

Role pule me speca
July 27
23:18 2018

Përbërësit

4 fileto pule

2-3 speca të kuq

kripë dhe piper i zi

pak vaj ulliri

trumëz

kaperi

Për salcën:

2 speca të kuq

gjysëm mozzarella (mocarela)

2 lugë vaj ulliri

kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Fillimishtë përgatisni salcën e specit duke pjekur specat në sobë. Kur të jenë gati  hiqjani lëkurën dhe qëroini nga farat e brëndëshme. Ndaini në copa dhe vendosini në një mikser sëbashku me mocarelën, kripë, pak vaj ulliri dhe piper të zi. Bluajeni derisa të bëhen krem. Ruajeni mënjanë.

Pritni në rripa të hollë specat dhe kavërdisni me pak vaj ulliri. Kriposini.  Kur të jenë gati, hiqini dhe ruajini mënjanë.

Ndërkohë rrihni mirë filetot e pulës duke ja ulur volumin e tyre sa më shumë të mundeni.

Kriposini, shtoni piper zi, trumëz dhe mbushini me pak speca të kaurdisur. Mbështilleni në formën e një roleje dhe mbyllini me një kunjë dhëmbësh që mos hapen gjatë gatimit. Veproni  kështu dhe për pjesën tjetër tjetër.

Nxehni një tigan me fund që nuk ngjitë me pak fare vaj ulliri dhe vendosni në te rolet e pulës, mbylleni me kapak dhe lërini të gatuhen në zjarr të ulët duke i kthyer herë pas here. Kur të jen gati prini në feta dhe shërbejini me salcën e specit të zbukuruar me kaperi.

Burimi: Addas All

 

Share