Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Role pule e mbushur me arra

Role pule e mbushur me arra
March 31
19:35 2016

Role pule është një pjatë e shijshme dhe e lehtë. Përdorimi i erëzave i jep kësaj pjate një shije të mrekullueshme.

Përbërësit:

  • 4 feta kraharor pule
  • 4 feta proshutë e pjekur
  • 1 presh i grirë (pjesa e bardhë)
  • 1 qepë e grirë
  • 100 g arra
  • ½ gotë verë e bardhë
  • pak majdanoz i grirë
  • kripë
  • piper
  • vaj ulliri

Përgatitja:

Në fillim përgatisim mbushjen për roletë e pulës. Qepët bashkë me preshin e grirë i kaurdisim në një tigan me vaj ulliri. Shtojmë arrat e grira dhe i shuajmë me gjysmë gote verë të bardhë.

Fillojmë të përgatisim pulën role duke hapur fetat e mishit dhe sipër i shtojmë një fetë proshutë. Hedhim një lugë nga mbushja e përgatitur dhe e rrotullojmë me kujdes për të krijuar një role.

Roletë e përgatitura i skuqim në një tigan me vaj ulliri duke mbajtur zjarrin të ngadaltë.

Roleja e pulës është gati, mund të shoqërohet me perimet e stinës dhe një gotë verë të bardhë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje