Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rolé pranverore

Rolé pranverore
May 20
14:34 2016

Rolétë pranverore janë një ushqim kinez tradicional. Mbushen me një larmi produktesh, si; mish, peshk, perime ose të përziera bashkë. Në supermarketet e furnizuara mirë do të gjeni fare lehtë petat e orizit, por mund edhe t’i bëni vetë duke zënë brumin me miell orizi, niseshté orizi, pak kripë dhe ujë.

Përbërësit:

Për 12 rolé:

  • 1 pako me peta orizi, në mungesë të tyre, mund të përdorni dhe peta byreku
  • gjysmë lakre
  • 1 karotë
  • 1 kungull
  • 1 spec jeshil
  • 1 spec i kuq
  • 1 spec i verdhë
  • qepë të njoma
  • 1 rrënjë e vogël xhinxher
  • 200 g mish  viçi i grirë
  • 3-4 lugë salcë soje
  • kripë
  • pak vaj luledielli
  • vaj kikiriku për skuqje
    Për salcën:
  • 1 spec djegës i freskët
  • 2 lugë salcë domatesh
  • 1 lugë e vogël niseshte
  • 1 filxhan kafeje, sheqer ngjyrë kafe
  • 1 filxhan kafeje, uthull e bardhë
  • 2 filxhan kafeje ujë
  • pak kripë

Përgatitja:

Grijini perimet në fije të holla dhe vendosini të kaurdisen me pak vaj  në zjarr të mesëm, shtoni dhe mishin e grirë dhe kaurdisini së bashku. Shtoni kripë  dhe xhinxher të grirë me rende. Përziejini edhe për pak dhe shuajini me salcën e sojës. Hiqini dhe lërini të ftohen.

Njomini petat e orizit (nëse keni përdorur ato të gatshmet) në ujë të ngrohtë. Nëse përdorni peta byreku, nuk është e nevojshme. Hidhni pak mbushje në mes, përthyejeni fillimin, pastaj anët dhe mbështillini në formë roléje. Skuqini në vajin e nxehtë, derisa të bëhen “krokante”.

Përgatitni salcën, duke vendosur në zjarr uthullën me sheqerin, shtoni specin e grirë imët dhe salcën e domateve, pasi të trashet paksa, shtoni niseshtenë e përzier me ujin dhe përziejeni vazhdimisht derisa salca të trashet dhe në ajër nuk do të ndieni më aromën e uthullës.

Shërbejini rolétë së bashku me salcën.

collage-involtini-primavera

Burimi: Adda’s All

Komento
Etiketimet
Shperndaje