Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Role pranverore

Role pranverore
February 09
16:28 2017

Përbërësit:

Për 12 role:

  • 1 pako me peta orizi, në mungesë të tyre mund të përdorni dhe peta byreku
  • gjysmë lakre
  • 1  karotë
  • 1 kungull
  • 1 spec jeshil
  • 1 spec i kuq
  • 1 spec i verdhë
  • 2 qepë të njoma
  • 1 rrënjë e vogël xhinxher
  • 200 g mish  viçi i grirë
  • 3-4 lugë salcë soje
  • kripë
  • pak vaj luledielli
  • vaj kikiriku për skuqje
    Për salcën:
  • 1 spec djegës i freskët
  • 2 lugë salcë domatesh
  • 1 lugë e vogël niseshte
  • 1 filxhan kafeje sheqer ngjyrë kafe
  • 1 filxhan kafeje uthull e bardhë
  • 2 filxhan kafeje ujë
  • pak kripë

Përgatitja:

Grijini perimet në fije të holla dhe vendosini të kaurdisen me pak vaj  në zjarr të mesëm, shtoni edhe mishin e grirë dhe kaurdisini së bashku. Shtoni kripë  dhe xhinxher të grirë me rende. Përziejini edhe për pak dhe shuajini me salcën e sojës. Hiqini dhe lërini të ftohen.

 

collage involtini primavera

Njomini petat e orizit (nëse keni përdorur ato të gatshmet) në ujë të ngrohtë. Nëse përdorni peta byreku, nuk është e nevojshme. Hidhni pak mbushje në mes, përthyejeni fillimin, pastaj anët dhe mbështillini në formë roleje. Skuqini në vajin e nxehtë derisa të bëhen krokante.

Përgatitni salcën, duke vendosur në zjarr uthullën me sheqerin, shtoni specin e grirë imët dhe salcën e domateve, pasi të trashet paksa shtoni niseshtenë e përzierë me ujin dhe përziejeni vazhdimisht derisa salca të trashet dhe në ajër nuk do të ndieni më aromën e uthullës.

Shërbejini roletë së bashku me salcën.

Shënim: Për versionin e gatuar në avull duhet se s’bën peta orizi dhe mjafton t’i zieni në avull për 20 minuta./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje