Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rizoto me perime dimërore

Rizoto me perime dimërore
January 05
20:10 2017

Përbërësit:

  • 1 gotë oriz për rizoto
  • një dorë lëpjeta
  • pak kungull dimëror
  • pak çikore të kuqe
  • 1 presh, vetëm pjesa e bardhë
  • 2 lugë gjalpë
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 1 gotë verë të bardhë
  • 50 g djathë parmixhano i grirë
  • kripë dhe piper i zi
  • 1 litër lëng vegjetal ose ujë i nxehtë
  • 1 tufë e vogël majdanoz

Përgatitja:

Grini imët  preshin dhe vendoseni të kaurdiset me një lugë gjalpë dhe vajin e ullirit, shtoni dhe perimet e tjera të prera në copa të vogla dhe kaurdisini akoma për disa minuta. Shtoni orizin, lëreni të theket paksa dhe shuajeni me verë të bardhë. Shtoni kripë, piper të zi dhe disa garuzhde ujë deri në zierjen e plotë të orizit. Hiqeni dhe lidheni orizin me lugën e mbetur të gjalpit dhe djathin e grirë. Përziejeni shpejt që të bëhet një masë kremoze.

Shërbejeni me majdanoz dhe parmixhano të grirë./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje