Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rizoto me kallamar dhe djathë të butë

Rizoto me kallamar dhe djathë të butë
August 25
16:13 2016

Një pjatë e shpejtë, me pak kalori dhe e lehtë për ditët e vërës.

Përbërsit:

  • 200 gr oriz për rizoto
  • 500 gr kallamari pastruar
  • 1 qep e vogël
  • 200 gr burrata(llojdjathi i butë)ose mozzarella (mocarela)
  • 700 ml lëng peshku ose vegjetalë
  • 1 pako shafran
  • pak gjalpë
  • pak vaj ulliri
  • kripëdhe piper i zi
  • disa gjethe majdanoz
  • 1 gotë verë e bardhë

Përgatitja:

Grini imët qepën dhe vendoseni të kaurdiset me pak gjalpë të përzierë me vaj ulliri. Prisni dhe kallamarët në rrathë të vegjël dhe shtojni tek qepa. Perzihini dhe kaurdisini së bashku për pak sekonda,shtoni orizin,thekeni paksa dhe shuajeni me verë të bardhë. Kur nuk ndjeni më erën e alkolit filloni shtoni pak nga pak lëng të nxehtë. Kriposeni dhe shtoni  shafranin.Përziheni vazhdimisht duke shtuar herë  pas here lëng.

Kuptohet që është i zjerë plotesisht kur fillon dhe ajkoset. Shtoni majdanozin e grirë imët. Shërbejeni të nxehtë me piper të zi sipër dhe cipat e djathit të butë./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

http://addasall.com/rizoto-me-kallamar-dhe-djathe-te-bute/

Komento
Shperndaje