Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rizoto me çikore të egër dhe gorgonzola

Rizoto me çikore të egër dhe gorgonzola
March 23
17:30 2017

Përbërësit:

  • 200 g oriz për rizoto “carnaroli”
  • dy duar plot me çikore
  • 2-3 lugë gorgonzola
  • 1 lugë vaj ulliri
  • 1 lugë gjalpë
  • 2 lugë djathë parmixhano i grirë
  • 1 qepë e bardhë e vogël
  • rreth 800 ml lëng vegjetal
  • 1 gotë verë të bardhë
  • kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Grini imët qepën dhe vendoseni të kaurdiset me vajin dhe gjalpin, shtoni orizin dhe kaurdisini bashkë derisa orizi të theket pak, shuajeni me verë të bardhë. Sapo vera të avullojë shtoni nga një garuzhde lëng vegjetal duke e përzierë vazhdimisht orizin. Shtoni kripë, piper  deh nga mesi i gatimit të tij bashkoni dhe çikoren. Shtoni vazhdimisht ujë deri në zierjen e plotë të orizit. Duhet ta lini pak aldent kështu që mos e zieni derisa ta shkërmoqni fare. Në garuzhden e fundit të ujit bashkoni dhe gorgonzolën dhe përziejeni shpejt derisa ta shkrini dhe orizin ta bëni kremoz.

Hiqeni dhe shërbejeni me djathë të grirë sipër./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

 

Shperndaje