Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rizoto me Barolo dhe çikore të kuqe

Rizoto me Barolo dhe çikore të kuqe
November 29
11:49 2016

Përbërësit:

  • 1 qepë e bardhë e ëmbël
  • 1 filxhan çaji oriz për rizoto
  • 1 rrënjë çikore e kuqe
  • 2 gota verë të kuqe Barolo, në mungesë zëvendësojeni me një verë të kuqe të ëmbël dhe të plotë, siç është Merloti ynë.
  • 2 lugë gjalpë
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 2 lugë  djathë parmixhano të grirë
  • 800 ml lëng vegjetal të nxehtë
  • 1 lugë të vogël kripë
  • pak piper të zi

Përgatitja:

Grini shumë imët qepën. Vendosni 1 lugë gjalpë të shkrihet së bashku me vajin dhe hidhni në të qepën. Kaurdiseni paksa derisa të zbutet mirë, mos e lini të digjet. Shtoni orizin, hidhini kripë,  piper dhe shuajeni me verën. Lëreni derisa vera të avullojë dhe shtoni pak nga pak lëngun vegjetal të nxehtë duke e përzierë vazhdimisht. Shtoni edhe pjesën e bardhë të çikores dhe lëreni të ziejë së bashku me orizin. Gjithmonë duke i shtuar ujë dhe trazuar herë pas here deri në zierjen përfundimtare të tij, por pa e shkërmoqur atë.

Diku nga mesi shtoni edhe pjesën e mbetur të çikores dhe lini mënjanë  disa pjesë për dekorin final. Kur orizi të jetë gati hiqeni nga zjarri, shtoni djathin e grirë dhe lugën tjetër të gjalpit, përziejeni që ta bëni kremoz dhe shërbejeni duke e dekoruar me çikoren që ruajtët mënjanë./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje