Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rizoto me arragostë dhe shampanjë

Rizoto me arragostë dhe shampanjë
March 18
09:10 2016

Një oriz me shije shumë delikate. Tepër i  shijshëm në një darkë festive mes miqve. Bëjeni vetëm nëse skeni shumë të ftuar që mos i lini pas dore e të mereni me rizoton.

 

Perbersit per 4 persona

 

 

1 arragostë e gjallë rreth 500-800 gr. ose dy të vogla

200 gr. Oriz për rizoto

2 gota shampanjë

1 qep e ëmbël

50 gr. Gjalpë

pak majdanoz

1 litër lëngë (të bërë me mbetjet e aragostës, qep, karrota, bishta majdanozi, 2 thelpi hudhëra)

kripë

piper të bardhë, në munges piper  të zi

2-3 lugë vaj ulliri

 

Pergatitja

 

 

Arragostën e gjallë hidheni të ziejë në ujë për 10 minuta. Hiqeni, lëreni të ftohet dhe merni komplet tulin e saj, ruajeni mënjanë. Mbetjetet  e saj dmth gëzhuallin dhe pjesët e tjera  vendosini të ziejnë me qep, karrota, hudhëra dhe bishta majdanozi. Lërini të ziejne derisa të bëhet një lëngë i veshur.

Tani grini shumë imët qepën dhe vendoseni të kavërdiset me gjysmën e gjalpit dhe vajin, sapo të zbutet dhe të bëhet trasparente shtoni orizin dhe thekëriseni bashkë me qepën, shuani me një gotë shampanjë, kriposeni dhe shtoni piper të bardhë. Kur shampanja të avullojë shtoni  herë pas here lëng deri në zjerjen optimale të orizit. Në mesin e gatimit të orizit, shtoni tulin e aragostës të prer në copa të vogla dhe gotën tjetër të shampanjës. Kur të jet gati hiqeni nga zjarri dhe lidheni me gjysmën tjetër të gjapit, përzijeni mirë dhe shërbejeni me pak majdanoztë grirë sipër.

Përzgjedhur nga: addasall.com

Shperndaje