Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rizoto me aragostë dhe shampanjë

Rizoto me aragostë dhe shampanjë
August 20
18:34 2016

 Përbërësit:

  • 1 aragostë e gjallë rreth 500-800 g ose dy të vogla
  • 200 g oriz për rizoto
  • 2 gota shampanjë
  • 1 qepë e ëmbël
  • 50 g gjalpë
  • pak majdanoz
  • 1 litër lëng (të bërë me mbetjet e aragostës, qepë, karota, bishta majdanozi, 2 thelpinj hudhra)
  • kripë
  • piper të bardhë, në mungesë piper të zi
  • 2-3 lugë vaj ulliri

Përgatitja:

Aragostën e gjallë hidheni të ziejë në ujë për 10 minuta. Hiqeni, lëreni të ftohet dhe merrni komplet tulin e saj, ruajeni mënjanë. Mbetjet e saj, d.m.th. gëzhuallin dhe pjesët e tjera  vendosini të ziejnë me qepë, karota, hudhra dhe bishta majdanozi. Lërini të ziejnë derisa të bëhet një lëng i veshur.

Tani grini shumë imët qepën dhe vendoseni të kaurdiset me gjysmën e gjalpit dhe vajin, sapo të zbutet dhe të bëhet transparente shtoni orizin dhe skuqeni bashkë me qepën. Shuajeni me një gotë shampanjë, kriposeni dhe shtoni piper të bardhë. Kur shampanja të avullojë shtoni herë pas here lëng deri në zierjen optimale të orizit. Në mesin e gatimit të orizit, shtoni tulin e aragostës të prerë në copa të vogla dhe gotën tjetër të shampanjës. Kur të jetë gati hiqeni nga zjarri dhe lidheni me gjysmën tjetër të gjalpit, përziejeni mirë dhe shërbejeni me pak majdanoz të grirë sipër./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

http://addasall.com/rizoto-me-arragost-dhe-shampanje/

 

Shperndaje