Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Revani me semolina dhe rrush të thatë

Revani me semolina dhe rrush të thatë
October 28
18:45 2016

Përbërësit:

  • 350 g miell semolina
  • 50 g miell orizi ose niseshte patatesh
  • 200 g rrush të thatë
  • 3 vezë të mëdha
  • 100 g sheqer kaf
  • 70 g gjalpë në temperaturë ambienti
  • gjysmë luge të vogël sodë buke
  • 1 pako pluhur pjekës për ëmbëlsira
  • 170 ml kos
  • lëkurat e grira të 1 limoni
  • 1 lugë e vogël kanellë
  • 100 g fletë bajamesh

Për sherbetin:

  • 500 ml ujë
  • 200 g mjaltë
  • 100 g sheqer kaf
  • 1 shkop kanelle
  • 2-3 kokrra karafili

Përgatitja:

Vendosni rrushin në ujë të ftohtë të zbutet.

Rrihni sheqerin mirë e mirë me gjalpin dhe shtoni një nga një vezët. Përziejini derisa të keni një masë shkumoze. Bashkoni dhe kosin gjithmonë duke i përzierë mirë.

Miellin semolina bashkojeni me miellin e orizit ose niseshtenë, sodën, pluhurin pjekës dhe kanellën. Shtojeni duke e situr te masa me miell dhe sheqer. Përziejini me delikatesë me një lugë druri, më pas shtoni rrushin e thatë të shtrydhur nga uji dhe lëkurat e limonit.

Përziejeni me kujdes, por jo shumë pasi mielli semolina kur punohet shumë nuk fryhet dhe rezultati do të jetë një revani  e ulët dhe shumë e ngjeshur.

Derdheni brumin në tavë të lyer me gjalpë dhe të pluhurosur me miell. Sipërfaqen e revanisë mbulojeni me fletë bajamesh dhe piqeni në furrën e nxehur më parë në 180°C për 20 minuta. Hiqeni dhe lëreni të ftohet dhe të kullojë. Ndërkohë, përgatisni sherbetin duke bashkuar ujin me mjaltin dhe sheqerin, shkopin e kanellës dhe karafilat. Lëreni mbi zjarr 10 minuta pas fillimit të zierjes.

Priteni revaninë në rombe dhe njomeni me sherbetin. Lëreni të ftohet komplet dhe vendoseni në frigorifer të pushojë gjithë natës. Të nesërmen e keni gati për ta konsumuar./Blitz.al/

Burimi:Adda’s All

Komento
Shperndaje