Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reçel me vishnje

Reçel me vishnje
June 20
20:26 2017

Përbërësit:

  • 2 kg vishnje
  • 300 g sheqer, më mirë nëse do përdorni sheqerin kaf
  • 1 gotë ujë

Përgatitja:

Pastroni vishnjet nga bishti, bërthama duke i prerë ato në mes pa u prishur formën. Vendosini në një enë të bollshme, shtoni sheqerin dhe ujin dhe përziejini mirë. Vendosini  në zjarr të avashtë me kapakun gjysmë të hapur dhe lëreni të gatuhet për rreth 1 orë. Përziejeni herë pas here që mos të ngjitet dhe duke i hequr shkumën që formon sipër. Bëni provën duke vënë pak reçel në pjatë, nëse ai nuk ju përhapet dhe lëngu duket i trashë është gati. Ndajeni në kavanoza të sterilizuar. Mbyllini mirë me kapak, kthejini përmbys dhe lërini ashtu derisa të ftohen. Pastaj vendosini kavanozat të ziejnë në ujë të valuar për 20 minuta. Ruajini në vend të freskët dhe pa lagështirë./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje