Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reçel dardhe me aromë xhenxhefili

Reçel dardhe me aromë xhenxhefili
March 31
15:53 2016

Nëse i doni shumë këto shije  do të doni shumë edhe këtë reçel.  Dardhat janë akoma në  stinë dhe janë shumë të ëmbla, ndaj nuk u hodha fare sheqer, u shtova vetëm 2 lugë mjaltë.  Ju, nëse doni, mund t’i shtoni 100- 150 gramë sheqer kaf.

 

Perberesit 0

 

 

1 kg dardha

1 rrënjë të vogël xhenxhefil

2 lugë mjaltë

1 lugë gjalpë

1 lugë kafeje kanellë

Pergatitja

 

 

 

Qëroni dardhët nga lëkura dhe farat dhe pritini në copa të vogla, vendosini në një enë me fund të trashë me gjithë gjalpin ku do t’i kavërdisni ngadalë. Qëroni edhe xhenxhefilin dhe grijeni me rende, nga kjo masë merrni dy lugë kafeje dhe shtojeni te dardhat së bashku me kanellën.

Kur dardhat të jenë zbutur mirë dhe kanë shteruar gjithë ujin, shtoni mjaltin dhe bluajini derisa të bëhen krem. Këtë krem kalojeni në një sitë  dhe pjesën e kaluar poshtë vendoseni përsëri në zjarr dhe lëreni të trashet mirë derisa të bjerë me vështirësi nga luga.

Vendoseni në enë qelqi dhe ruajeni në frigorifer. Për një periudhë më të gjatë ruajtje, futini në kavanozë të sterilizuar, dhe ziejini me kokë poshtë në ujë të nxehtë për 10 minuta. Ruajini më pas në një vend të errët dhe të freskët.

Përzgjedhur nga: addasall.com

Etiketimet
Shperndaje