Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reçel dardhe me aromë xhenxhefili

Reçel dardhe me aromë xhenxhefili
March 14
20:00 2017

Përbërësit:

  • 1 kg dardha
  • 1 rrënjë të vogël xhenxhefil
  • 2 lugë mjaltë
  • 1 lugë gjalpë
  • 1 lugë kafe kanellë

Përgatitja:

Qëroni dardhët nga lëkura dhe farat dhe pritini në copa të vogla, vendosini në një enë me fund të trashë me gjithë gjalpin ku do t’i kaurdisni ngadalë. Qëroni edhe xhenxhefilin dhe grijeni me rende, nga kjo masë merrni dy lugë kafeje dhe shtojeni te dardhat së bashku me kanellën.

Kur dardhat të jenë zbutur mirë dhe kanë shteruar gjithë ujin, shtoni mjaltin dhe jepuni një të bluar derisa të bëhen krem. Këtë krem kalojeni në një sitë dhe pjesën e kaluar poshtë vendoseni përsëri në zjarr dhe lëreni të trashet mirë derisa të bjerë me vështirësi nga luga.

Vendoseni në enë qelqi dhe ruajeni në frigorifer. Për një periudhë më të gjatë ruajtjeje, futini në kavanoza të sterilizuar dhe ziejini me kokë poshtë në ujë të nxehtë për 10 minuta. Ruajini më pas në një vend të errët dhe të freskët./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Shperndaje