Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Radhiqe të egra me vezë

Radhiqe të egra me vezë
May 30
19:58 2016

Recetat e shpejta që s’i mendon gjatë dalin më të shijshmet. Kjo ishte një nga ato recetat “të pastroj frigoriferin”.

Përbërësit:

  • 300 g radhiqe të egra
  • 2 qepë të njoma
  • 2 vezë
  • 2 speca
  • 2 thelpinj hudhra
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 2-3 domate
  • kripë dhe piper i zi
  • disa gjethe borzilok
  • 100 g gorgonzola

Përgatitja:

Prisni hollë qepën, hudhrat dhe vendoseni të kaurdisen me vajin e ullirit, shtoni specat dhe radhiqet, kaurdisini së bashku. Shtoni domatet e prera dhe ulni flakën. Hidhuni Kripë, shtoni borzilok dhe piper të zi dhe lëreni në zjarr. Sapo domatet të fillojnë të përthajnë lëngun shtoni gjysmë gote ujë  dhe lëreni përsëri në zjarr derisa salca të trashet. Më pas vendosni dy vezët, gorgonzolën e shkërmoqur, mbulojeni me kapak dhe lëreni që veza të mpikset. Kur të jetë gati hiqeni dhe shërbejeni.

Burimi: Adda’s All

Komento
Etiketimet
Shperndaje