Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Quiche me midhje fiston-capesante

Quiche me midhje fiston-capesante
February 15
20:30 2017
 

Quiche është një lloj byreku francez që mund të shërbehet si antipastë, por edhe si pjatë e dytë ose e vetme nëse shoqërohet me një sallatë të stinës.

Përbërësit:

  • 12 midhje fiston
  • 2 presh
  • 60 g gjalpë
  • 2 vezë
  • 1 petë brumi sfoliat
  • 200 ml pana e freskët
  • kripë dhe piper i zi
  • disa gjethe trumze
  • 100 g djathë ementaler (djathë picash) i grirë

Përgatitja

Prisni preshin në rondele dhe skuqeni me 30 g gjalpë derisa të vyshket, hiqeni nga zjarri dhe lëreni mënjanë. Në të njëjtën enë që skuqem preshin shkrini pjesën tjetër të gjalpit dhe kaurdisni me to midhjet fiston-capesantet nga të dyja anët për rreth 5 minuta. Kur të jenë gati, kriposini, shtonin fletët e trumzës dhe hiqini nga ena duke i lënë mënjanë të ftohen. Ndërkohë grini djathin. Në një tjetër enë, rrihni vezët, shtoni panën e freskët, përziejini mirë dhe rregullojini me kripë dhe piper të zi. Shtroni në një tepsi me letër furre poshtë petën e brumit sfoliat dhe shpojeni me pirun. Bëni një shtresë me djathin e grirë, pastaj një shtresë me preshin e kaurdisur. Mbi preshin shtroni midhjet fiston, të cilat i pritni në copëza të mëdha dhe sipër hidhni komposton me pana dhe vezë.

Piqeni në furrën e nxehur më parë në 190° për rreth 35 minuta. Lëreni të ftohet disi para se ta shërbeni./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Shperndaje