Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Qofte qengji në tavë balte

Qofte qengji në tavë balte
May 08
18:12 2017

Përbërësit për 4-6 persona

Për qoftet

  • 500 g mish i grirë qengji
  • 2 qepë të njoma
  • pak majdanoz
  • pak koper
  • kripë dhe piper i zi
  • tuli i 2-3 fetave buke
  • pak qumësht
  • 2 thelpinj hudhra
  • 1 vezë
  • 1 lugë e vogël sodë buke
  • pak vaj ulliri

Për kremin me kos:

PERGATITJA:

Fillimisht merremi  me përgatitjen e qofteve. Fusni tulin e bukës të zbutet në pak qumësht. Mishin e qengjit e bashkojmë me vezët, sodën e bukës, hudhrat e shtypura, majdanozin dhe koprën e grirë imët, pak kripë dhe piper të zi, qepën e grirë imët e gjithë gjethet dhe tulin e bukës së shtrydhur nga qumështi i përzieni mirë me duar derisa të formoni një masë homogjene. Formoni me këtë masë qofte të vogla dhe vendosini në tavat e baltës me pak vaj ulliri dhe futini në furrë të piqen në 180° për 15 minuta.

Ndërkohë, përgatisni kremin e kosit duke rrahur vezët me pak kripë dhe piper të zi, shtoni kosin dhe lëngun mishit. Përziejeni dhe shtojeni sipër qofteve që keni në furrë. Lërini të gatuhen derisa salca me kos të mpikset. Duhen rreth 20 -25 minuta.

Shërbejini të ngrohta./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Shperndaje