Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Qofte me ton të bardhë dhe mel

Qofte me ton të bardhë dhe mel
July 07
20:04 2016

Këto qofte hamburgeri dolën të shijshme. Unë i përgatita me ton të bardhë, por ju mund t’i përgatisni me çdo lloj peshku tjetër ose konserva peshku biologjike.

Përbërësit:

  • 1 gotë mel
  • 400 g peshk ton të bardhë ose ç’të dëshironi
  • 1 qepë e ëmbël
  • 2 thelpinj hudhra
  • një dorë kaperi
  • pak kripë dhe piper të zi
  • disa gjethe majdanoz
  • 1 vezë
  • pak vaj ulliri

Përgatitja:

Zieni melin në ujë të bollshëm me kripë për nja 20 minuta, pastaj kullojeni dhe lëreni të ftohet. Grini në mikser qepën me hudhrat, peshkun, kaperin dhe gjethet e majdanozit. Bashkojeni këtë masë me melin e ftohur tashmë dhe aromatizojeni me piper të zi, 1 lugë vaj ulliri, kripë, shtoni vezën dhe përziejini mirë që të lidhen të gjithë përbërësit. Me duar formoni qofte të mëdha pak të shtypura dhe renditini në një tavë me letër furre poshtë. Shtoni akoma pak vaj ulliri dhe piqini në 200° për 20 minuta. Shërbejini me një sallatë stine.

Shënim: Sipas dëshirës shtojini edhe nja 2 lugë djathë parmixhano qofteve për t’u dhënë akoma më shumë shije, por juve që jeni me dietë nuk jua këshilloj pasi rriten kaloritë.

Burimi: Adda’s All

http://addasall.com/qofte-me-ton-te-bardhe-dhe-mel/

Etiketimet
Shperndaje