Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Qofte me thjerrëza, ton, qepë të njoma dhe domate

Qofte me thjerrëza, ton, qepë të njoma dhe domate
August 09
14:08 2017

Përsëri një recetë e lehtë, dietike, por plot me vitamina, proteina dhe fibra. Ideale si një vakt pas palestrës. E keni kuptuar tashmë që gatimi i qofteve është pasioni im. Plus kur ka mundësi që këto qofte t’i konsumojnë edhe fëmijët, atëherë dëshira bëhet më e madhe. Për ta, kuptohet, hiqni piperin e hudhrën nëse nuk e tolerojnë dot.

Përbërësit:

1 gotë thjerrëza të lëna në ujë të ftohtë më parë për rreth 1 orë

1 kuti ton natyral rreth 250 g

një dorë domate të vogla

2 thelpinj hudhër

një tufë e vogël majdanoz

2 lugë vaj ulliri

kripë dhe piper i zi

2 qepë të njoma

Përgatitja:

Vendosni thjerrëzat të ziejnë në ujë të bollshëm për 20 minuta ose derisa të shikoni që janë zierë.

Kullojini dhe vendosni në një mikser ku do të shtoni dhe pjesën tjetër të përbërësve. Bluajini derisa të bëhet një brumë i lidhur mirë. Provoni nëse ka akoma nevojë për kripë dhe piper. Pastaj me ndihmën e pak vaji krijoni qofte të madhësisë që dëshironi.

Piqini në furrën e nxehur më parë në 200°C për 15 minuta.

Lërini të ftohen paksa para se t’i shërbeni me një sallatë stinore.

Burimi: Adda’s All

Shperndaje