Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Qofte me thjerrëza, ton, qepë të njoma dhe domate

Qofte me thjerrëza, ton, qepë të njoma dhe domate
November 29
19:15 2017

Qofte me thjerrëza, ton, qepë të njoma dhe domate

Përsëri një recetë light, dietike por plot me vitamina, proteina dhe fibra. Ideale si një vakt pas palestrës.

E keni kuptuar tashmë që krijimi i qofteve është pasioni im. Plus kur ka mundesi që keto qofte ti konsumojnë dhe fëmijët atëhere dëshira bëhet më e madhe. Për ta kuptohet hiqini piperin e hudhrën nëse nuk e tolerojnë dot.

 

Përbërësit

 

1 gotë thjerza të lëna në ujë të ftohtë më parë për rreth 1 orë

1 kuti ton natyral rreth 250 gr.

Një dorë domate të vogla

2 thelpinjë hudhër

Një tuf e vogël majdanoz

2 lugë vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

2 qep të njoma

 

Përgatitja

 

Vendosni thjerrzat të ziejnë në ujë të bollshëm për 20 minuta ose derisa shikoni që janë zjerë.

Kullojini dhe vendosni në një mikser ku do të shtoni dhe pjesën tjeter të përbërësve. Bluajini derisa të bëhet një brumë i lidhur mirë. Provoni nëse ka akoma nevoj për kripë dhe piper. Pastaj më ndihmën e pak vaji krijoni qofte të madhësis që dëshironi.

Piqini në furrën e nxehur më parë në 200°C për 15 minuta.

Lërini të ftohen paksa para se t’i shërbeni me një sallatë stinore. /Blitz.al/

Qofte me thjerrëza, ton, qepë të njoma dhe domate

Shperndaje