Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Qofte me brokoli dhe mish të grirë viçi

Qofte me brokoli dhe mish të grirë viçi
September 23
13:36 2016

Përbërësit:

  • 500 g mish  viçi të grirë
  • 1 kokë të madhe brokoli rreth 300 g
  • 3-4  thelpinj hudhra
  • 2 feta bukë të thekur
  • 2 qepë të njoma
  • kripë dhe piper të zi
  • 2 vezë
  • 1 lugë vaj ulliri
  • 1 lugë të vogël me piper të kuq
  • 2 lugë me djathë kaçkavall të grirë
  • një tufë me mendër

Përgatitja:

Bluani  në blender brokolin me qepën e njomë, bukën e thekur, hudhrat dhe mendrën. Këtë masë bashkojeni me mishin e grirë, vezët, djathin, kripën, piperin e zi dhe të kuq dhe vajin e ullirit. Përziejeni mirë me duar dhe formoni qofte petashuqe me brumin. Vendosini në një tavë  me letër furre poshtë dhe shtoni akoma pak vaj sipër. Piqini në 200°C  për rreth 20 minuta. Nëse nuk jeni të sigurta që janë gati provoni njërën prej tyre.

Shërbejini si antipastë ose duke i shoqëruar me patate furre bëhen një pjatë e dytë shumë e mirë për ditët kur jeni pushim./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje