Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Qofte e madhe e mbushur në kore sfoljati

Qofte e madhe e mbushur në kore sfoljati
July 18
19:28 2016

Nëse s’jeni me dietë, nesër përgatiteni këtë pjatë për familjen tuaj.

Përbërësit:

  • 300 g mish i grirë viçi
  • 300 g mish i grirë derri
  • 1 vezë
  • 3-4 thelpinj hudhra
  • 1 qepë
  • 2 feta tul buke i njomë me qumësht
  • gjethe mendre
  • rigon
  • kripë dhe piper i zi
  • 1 majë luge sodë buke
  • 1 lugë vaj ulliri

Pjesa tjetër:

  • 3 vezë
  • 200 g proshutë e pjekur ose mortadela
  • 1 petë sfoljat
  • pak kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Përgatisni qoften duke bashkuar mishrat, shtoni vezën, tulin e bukës së shkërmoqur, qepën e grirë, mendrën e grirë, hudhrat e shtypura, kripë dhe piper të zi, sodën dhe vajin e ullirit dhe punojeni mirë brumin me duar derisa t’i lidhni gjithë përbërësit. Ruajeni mënjanë.

Ndërkohë, rrihni vezët me pak kripë dhe piper të zi, shtoni pak vaj në tigan dhe sapo vaji të nxehet hidhni në të vezët rrahura dhe bëni një si tip omëlete.

Tani merrni brumin e qoftes dhe hapeni si një petë e madhe mbi një letër tave në mënyre uniforme, bëni një shtresë me proshutë, pastaj vendosni omëletën sipër. Mblidheni në formë roleje duke e ngjeshur mirë me duar. Tani shtroni petën sfoljatë dhe vendosni qoften e madhe sipër saj. Mblidheni mirë nga të gjitha anët. Lyejeni sipër me një vezë të rrahur me pak ujë dhe bëni disa prerje të lehta në mënyrë që t’i dalë ajri gjatë gatimit. Vendoseni të piqet në furrën e nxehur më parë në 200° për 30-35 minuta.

Shërbejeni me garniturat që dëshironi më tepër si patate furre, perime furre, patate rustike.

Burimi: Adda’s All

Qofte e madhe e mbushur në kore sfoljati

Shperndaje